Rreth Nesh
b24.al është kompania lider në Shqipëri në ofrimin e sherbimeve digjitale për bizneset. Që nga viti 2012, kemi suportuar qindra klientë të ndryshëm të arrijne potencialin e tyre të plotë në manaxhimin e kompaive te tyre.
Ne jemi nje skuader e përkushtuar ndaj inovacionit dhe sherbimeve digjitale,kemi njohuri të thella dhe pasion për teknologjinë dhe biznesin. Me njohuritë tona të specializuara dhe përvojën tonë të gjatë, ofrojmë zgjidhje të personalizuara për çdo biznes.
Partneriteti ynë me Bitrix24, platforma e duhur për menagjimin e biznesit, na jep avantazhin për të ofruar zgjidhje inovative dhe të avancuara teknologjike për klientët tanë. Ne kemi një portofol të gjerë të suksesshëm të projekteve të realizuara në fusha të ndryshme si shitja, marketingu, CRM, dhe shumë të tjera.
Në b24.al, kemi një vizion të qartë për të ndihmuar bizneset të rriten, të avancojnë dhe të jenë konkurrues në treg. Ne e kuptojmë se çdo biznes është unik dhe kërkon një zgjidhje të personalizuar. Prandaj, ofrojmë konsultime të specializuara për të identifikuar nevojat e klientit dhe të krijojmë një strategji të përshtatshme për të përmbushur qëllimet e tyre.
Përveç ofrimit të zgjidhjeve teknologjike, ne jemi një burim i besueshëm i trajnimit dhe mbështetjes. Ekipi ynë i përkushtuar siguron trajnim të specializuar për përdoruesit dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për të siguruar që klientët tanë të kenë një eksperiencë të shkëlqyeshme dhe të përmirësojnë performancën e tyre.
Qëllimi ynë është të ndihmojmë bizneset të shfrytëzojnë potencialin e teknologjisë dhe të realizojnë suksesin e tyre në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar. Duke ofruar zgjidhje të avancuara dhe të personalizuara, ne jemi partneri juaj i besuar në rrugën drejt suksesit.
Bashkohuni me ne në b24.al dhe bëhuni pjesë e rrugëtimit digjital që ju sjell rritje dhe konkurrencë në tregun e sotëm.
